Ora News - E shantazhonte me foto intime për para, e dashura e fut në kurth dhe përfundon në pranga

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga ana e policisë së Tiranës pasi shantazhonin nëpërmjet fotove një të re. Në pranga ra Afrim Kurti ndërsa në kërkim u shpall Defrim Kurti, kushëri me të arrestuarin.

Vajza që shantazhohej ishte e dashura e Afrim Kurtit. Ai dispononte foto intime të saj me të cilat e shtantazhonte për përfitim financiar.

E vënë në këto kushte vajza ka referuar rastin në polici dhe ka futur në kurth Afrimin, duke i lënë takim për ti dhënë paratë që i kërkonte por ky takim do përfundonte me arrestimin e tij.

?Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t?i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale? njoftoi policia.

Në kërkim u shpall kushëriri i tij Defrim Kurti, i cili dyshohet se është i përfshirë gjithashtu në këtë shantazh.

Dëfrim Kurti është një emër i njohur për drejtësinë pasi në 2019 është arrestuar dhe lënë në masën e sigurisë ?arrest shtëpie? për vrasjen e Arben Gjeçit.

Ekzekutimi i këtij të fundit erdhi pasi Gjeçi kishte lidhje me gruan e Kurtit, Elida Canin. Për vrasjen në atë kohë policia zbuloi se krimi ishte kryer nga vëllai i Elidës, Esat Cani.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/e-shantazhonte-me-foto-intime-per-para-e-dashura-e-fut-ne-kurth-dhe-perfundon-ne-pranga/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended