Vlorë/ U fut në sherr për vëllanë, goditet me thikë në zemër 25-vjeçari! Pranga autorit 15-vjeçar
  • 4 years ago
VLORË- Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me një viktimë! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të së enjtes në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-ushqimores", ku një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj mori një goditje me thikë në zemër.

25-vjeçari u fut për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë vëllai i tij, por u godit me thikë. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 15-vjeçari Gabriel Tartaraj, i cili sipas burimeve zyrtare, është arrestuar nga uniformat blu. I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë shokët e tij të cilët e kanë dërguar të riut në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën pas katër orësh.

Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme.
Recommended