Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Pranga autorit dhe 2 mjekëve, në spital privat me plagë të infektuar!

  • 4 years ago
TIRANË- Kur kanë kaluar rreth 20 ditë nga ekzekutimi i mikut të Ervis Martinajt, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Kurbin, është arrestuar autori kryesor për ngjarjen. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se është arrestuar i riu i identifikuar si Eduard Lama 30 vjeç, e ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tjerë në këtë krim.

E gjithë ngjarja është zbuluar për shkak se Lama kishte marrë plagë në këmbë shkëmbimit të zjarrit dhe gjendja e tij shëndeëtësore ishte përkeqësuar. Ai është dërguar në klinikën private dy netë më parë nga familjarët e tij dhe rasti i tij është marrë përsipër nga dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, të cilët kishin pranuar që të kryenin operacionin, pa e referuar ngjarjen në Polici kundrejt një shume prej 10 mijë eurosh. Operacionin e kishin planifikuar te një spital privat pranë Qytet Studenti në Tiranë, raporton gazetari Elton Qyno, por familjarët e të riut kanë qenë gjatë gjithë kohës në vëzhgim për çdo lëvizje që kryenin. Për këtë arsye, dy mjekët e identifikuar me inicialet V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, u vunë në pranga ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për dy vepra penale, atë për "Moskallëzim krimi? dhe ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.Për këtë atentat, aktualisht ndodhet në burg Kreshnik Tusha, i cili edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me viktimat në këmbë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "arrest me burg", teksa ka qenë kontradiktor me dëshminë e dhënë përpara bluve të kryeqytetit. Përpara mjekëve, te spitali i Traumës në Tiranë, ai ka deklaruar se është vetë- plagosur me armë, e ndërsa përpara prokurorit ka deklaruar se i bënë atentat. Për këtë arsye, togat e zeza e kanë lënë në qeli.

Recommended