Manastirliu: Hera e pare qe shtrohet ne spital nje femije i infektuar me Covid-19

  • 4 years ago
Për herë të parë në Shqipëri është shtruar në spital një fëmijë i infektuar me koronavirusin Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha në studion e ?Opinion? në Tv Klan se bëhet fjalë për një fëmijë 2 muajsh.

?Kemi një rast sot në fakt të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në Spitalin Pediatrik në shërbimin e infektivit. Që i ka dhënë pasojë Covidi. Rasti i parë që kemi një fëmijë të shtruar në pediatrinë e QSUT që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e vetë?, u shpreh ministrja Manastarliu.

I pyetur nga Blendi Fevziu se çfarë rrezikon vendi ynë nëse situata nga pandemi përkeqësohet, Manastirliu tha se izolimi është përjashtuar si mundësi.

?Unë kam qenë në një mbledhje të gjatë të Komitetit Teknik të Ekspertëve ku kemi diskutuar të dhënat edhe se si do të shkojnë projeksionet në javët në vijim. Nuk vlerësohet që do të kemi, të paktën me projeksionet që ne vlerësojmë, të kthehemi në izolim apo në masa kufizuese. Por vlerësohet që do të jemi në të njëjtat trende të epidemisë?.

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended