RTV Ora - PD: Makina e djegur dhe plagosja e policëve, skenar i Lleshajt

  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike do të vijojë të protestojë kundër qeverisë deri në largimin e Edi Ramës.

Pak orë pas protestës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, me anë të një statusi në Twitter, kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se nuk do të ketë kompromis, deri në largimin e qeverisë së majtë.

?Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!?

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm e PD , Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshi se ka inskenuar djegien e makinës gjatë protestës së opozitës para Parlamentit.

?Turp! Llesh Kimiku sajoi skenarë me djegie makinash fallco e policë ?të dhunuar? për të mbuluar frikën e shefit të tij të vetmuar. Pas grabitjes në Rinas, djegia e makinës fallco dhe policë ?të dhunuar? është ?suksesi? i dytë i Llesh Kimikut në 3 ditë. Parlament me vota fallco, qeveri fallco, kryeministër fallco!

Policia Bashkiake ka gjobitur PD me 20 mijë lek gjobë, pasi një nga protestuesit e saj ka urinuar para derës kryesore të Kryeministrisë. Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj në facebook.

?PD gjobitet për të pestën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t?i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç?alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e ?Mbro Teatrin? duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-makina-e-djegur-dhe-plagosja-e-policeve-skenar-i-lleshajt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended