Ora News - Kepen duke transportuar sirianë dhe pakistanezë, pranga 4 personave në Kakavijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia kufitare në Kakavijë ka arrestuar 4 persona pasi u kapën duke transportuar klandestinë nga kufiri.

Të arrestuarit janë:

-Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI,

-Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,

-Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB,

-Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volsëagen, me targa AA 737 MM.

Personat u arrestuan në kaudër të goditjes së rasteve të trafikut të klandestinëve dhe akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga vendet e treta.

Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular", sqaroi policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kepen-duke-transportuar-siriane-dhe-pakistaneze-pranga-4-personave-ne-kakavije

Recommended