Ora News - Lleshi u kujton policëve: Misioni juaj i bazuar në nder, profesionalizëm dhe integritet
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përshëndeti sot trupat e policisë gjatë një ceremonie të mbajtur para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, që ndodhet pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme.

Lleshi nuk preferoi të ndalet tek programi i tij me uniformat blu, por adresoi ndaj tyre një mesazh të qartë:

Lleshi:Profesioni i policit është i bazuar tek nderi, sensi i detyrës dhe integriteti. Një sens i fortë dhe i qartë për nderin personal dhe nderin profesional për punonjësin e policisë janë pjesë thelbësore e identitetit, pjesë e ADN-së së tij.Vetëm këtë mesazh dua të theksoj sot gjatë kësaj ceremonie. Për programin tim, do të kemi kohë që të diskutojmë së shpejti.Vetëm nëpërmjet nderit dhe integritetit të lartë, Policia e Shtetit, ne, mund të gjejmë rrugën e sigurt për tek besimi i qytetarëve të këtij vendi, besim i cili është parakusht absolut për plotësimin e misionit të vështirë, që kemi marrë përsipër.

I vetëdijshëm se në një epokë turbulente, kur dallgët e relativizmit dhe të komercializmit kërcënojnë shumëçka, evokimi i vlerave të ?vjetra? dhe tradicionale e ka me vete njëfarë risku për të tingëlluar disi jashtë kohe, ai ndau me efektivët e policisë një pasazh nga fjala e gjeneralit e famshëm Douglas MacArthur përpara kadetëve të Akademisë Ushtarake Ëest Point më 12 maj të vitit 1962.

Lleshi: ?Detyra, nderi, atdheu: këto tri fjalë të shenjta në mënyrë solemne, ju diktojnë se çfarë duhet të jeni, çfarë mund të jeni dhe çfarë do të jeni. Ato janë pika juaj e referencës për të ndërtuar kurajë, atëherë kur ajo duket se po ju braktis; për të rifituar besim, atëherë kur duket se pak gjë ka mbetur për t?u besuar; për të krijuar shpresë atëherë kur ajo ka humbur.

Të pabesët do t?ju thonë se këto janë vetëm fjalë, vetëm slogane, vetëm fraza boshe. Të gjithë pedantët, demagogët, cinikët, hipokritët, ngatërrestarët... do të përpiqen t?i zhvlerësojnë ato deri në skajin e talljes.

Por ato ju mësojnë:
si të jeni krenarë dhe të papërkulur pas një humbjeje të ndershme, por të përulur dhe fisnikë pas një suksesi;
si të mos i zëvendësoni veprat nga fjalët;
si të mos kërkoni shtegun e lehtë, por të përballoni stresin dhe të rendni drejt vështirësisë e sfidës;
si të mësoni të qëndroni në sulm, por dhe të ndjeni për ata që bien;
si të zotëroni veten përpara se të përpiqeni të drejtoni të tjerët;
si të keni një zemër të pastër dhe një qëllim të lartë;
si të mësoni për të qeshur, pa harruar kurrë si qahet;
si të arrini të ardhmen, pa harruar kurrë të shkuarën;
si të jeni seriozë, po pa e marrë kurrë shumë seriozisht veten;
si të jeni aq të përkorë sa të kujtoheni për thjeshtësinë e madhështisë së vërtetë, për modestinë e mençurisë së vërtetë, për butësinë e forcës së vërtetë?.

Në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarët e lartë të Ministrisë dhe Drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Në fillim të ceremonisë ministri Lleshaj vuri një kurorë me lule pranë memorialit të policëve të rënë në...
Recommended