Para Zaev dhe Vuçiç, Rama në Ohër: Nuk do presim BE, për të kaluar kufirin pa policë të dehur
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Ohër.

Sot u zhvillua takimi i 2-të i Samitit për ?Shengenin Ballkanik?, ndërsa takimi i tretë pritet të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti.

I pyetur nëse do pranojë qeveria shqiptare ndonjë alternativë tjetër të anëtarësimit të në BE, Rama shprehu ashpër qëndrimin e tij duke thënë se nuk do të presim të anëtarësohemi në BE, për të bërë realitet gjëra të cilat kemi lirinë t?i zgjidhim mes vendeve tona.

Pyetja: Do pranoni ndonjë alternativë të tjetër të anëtarësimit fuqiplotë në BE?

Rama: E dëgjoj gjithmonë e më shpesh këtë pyetje dhe vazhdoj të moskuptoj arësyen e kësaj pyetje. Nuk ka asgjë të re në këtë nismë nga gjithçka kemi dakordësnëuar në dhjetëra tryeza, duke i rënë rrotull Europës, mes të 6 lidërve të Ballkanit Perëndimor. Më vjen shumë mirë që pikërisht, nëpërmjet kësaj nisme që po sulmohet qorrazi, do të realizohet lëvizja e lirë e njerzëve në të gjithë rajonin. Lëvizje e lirë pa radha, pa dy palë policë, pa dy palë kontrolle, pa bakshishe për të kaluar më shpejtë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe në kufirin me Kosovën. Kjo nuk është një nismë që buron nga hiçi. Është një nismë zbatuese e të gjitha atyre që kemi rënë dakord mes 6 vendeve në të gjitha tryezat e procesit të Berlinit. Dikush të më gjejë një pikë me të cilat nuk kemi rënë dakord.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/para-zaev-dhe-vucic-rama-ne-oher-nuk-do-presim-be-ne

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended