Shkodër: Përkujtohen 4 të vrarët nga regjimi komunist në 1990 në përpjekje për të kaluar kufirin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Në Shkodër, u përkujtuan katër të vrarët në kufi në vitit 1990, kohë kur regjimi komunist kishte shfuqizuar ligjin që e cilësonte arratisjen si tradhëti ndaj atdheut. Familjarët dhe ish të përndjekurit shprehën zhgënjim se drejtësia nuk u vu në vend!

U ekzekutuan në kufi nga regjimi komunist, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar në kërkim të një jete më të mirë.

16 qershori i këtij viti, shënon plot 30 vite nga vrasja e Pllum Pllumbit, Vat Beqit, Ded Gjerkës dhe Gjon Kumbullakut.

Familjarë e anëtarë të shoqatave të ish të përndjekurve e vrarëve nga regjimi komunist, i përkujtuan me vendosjen e kurorave me lule në lapidarin e ngritur në nderim të martirit të demokracisë.

Bep Kolombi, kryetar i shoqatës së të vrarëve në kufi: ''Vetëm bashkimi i shoqatave të burgosurve politikë, i të persekutuarve politikë, do bëjë që të ndihet zëri.

Filip Guraziu, ish i përndjekur: ''Kalimi i kufirit nuk ishte më tradhti ndaj atdheut, por ishte një shkelje ligjore e lehtë.''

Edhe familjarët janë të zhgënjyer që drejtësia nuk u vu në vend dhe kjo datë kalohet në harresë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shkoder-perkujtohen-4-te-vraret-nga-regjimi-komunist-ne-1990-ne-perpjekje-te-kaluar-kufirin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended