Ora News - Tabaku: Gjykata e Strasburgut konfimoi shantazhin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj qeverisë, që referuar një regjistrimi audio, Denar Biba ka shantazhuar gjykatësin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku. Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga selia blu tha se shantazhin e konfirmoi edhe vetë Gjykata.

Partia Demokratike ka sjellë në vëmendje një letër që ia ka dërguar që disa muaj më parë, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për problemin e pronave dhe ç'ka po ndodh në Shqipëri me to. Në atë letër ndër të tjera paralajmërohej se "Qeveria ?Rama? po i shpronëson për herë të dytë pronarët, për të pasuruar një grup personash nën termin ?pronarë të rinj?.

Deklarata e Jorida Tabakut

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi dje zyrtarisht se qeveria shqiptare ka tentuar të ushtrojë presion dhe e ka konsideruar të papërshtatshme këtë ndërhyrje. Cdo gjë tjetër nga ana e qeverisë dhe prokurorisë është propagandë.

Përfaqësues të qeverisë shqiptare, nën emrin dhe frymëzimin e drejtë për drejtë të Kryeministrit Rama kanë kërkuar të ndikojnë në vendimin e Gjykatës Europiane në lidhje me shqyrtimin e Ligjit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Një përpjekje e tillë jo vetëm që është e turpshme dhe fyese për një qeveri që këndon refrenin e Reformës në Drejtësi, por mbi të gjitha është edhe akti më domethënës i asaj çfarë përfaqëson Rama dhe qeveria e tij. Prandaj, jo rastësisht komunikimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe emërimet e qeverisë shqiptare pranë kësaj gjykate, janë tërësisht partizane dhe politike. Qëllimi i këtyre emërimeve ka qenë dhe mbetet krijimi i një linje informacioni të drejtpërdrejtë nga Gjykata tek Rama.

Arsyeja se përse qeveria dërgoi z. Biba si një mesazher lidhet me një çështje të rëndësishme; pronën!

Kjo nuk është diçka e re për qeverinë në trajtimin e çështjes së pronës, për këtë arsye këtë pranverë Partia Demokratike ka informuar Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për veprimet arbitrare të Qeverisë dhe mjetet ligjore të përdorura duke cenuar rëndë drejtën e pronës nga viti 2014 e në vijim.

Politika e ndjekur nga ana e Qeverisë Shqiptare nuk ka qenë në asnjë rast në drejtim të zgjidhjes së problemit të pronës. Qeveria ?Rama? është angazhuar në drejtim të shpronësimit të dytë të pronarëve, në shërbim të pasurimit të një grupi personash nën termin ?pronarë të rinj? që në fakt janë uzurpues të paligjshëm të pronave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tabaku-gjykata-e-strasburgut-konfimoi-shantazhin

Recommended