Ora News - PD: Gjyqtari i Strasburgut rrëzoi Denar Bibën, denoncoi shantazhin tek kreu i gjykatës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD ka vijuar edhe sot denoncimin, që sipas saj Denar Biba, shantazhon anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku. Në një dalje për mediat, nga selia blu këshilltari ligjor në PD, Gazmend Bardhi thotë se media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio.

Sipas Bardhit, atë qe Denar Biba e quajtur ?bisedë miqësore?, gjyqtari shqiptar në Strasburg e raportoi pranë Kryetarit të Gjykatës së Strasburgut si ndërhyrje të paligjshme në punën e tij.

Deklarata e Gazmend Bardhit

Audio regjistrimi i publikuar dje në media, ku, në emër të Edi Ramës, nënkryetari i KQZ Denar Biba, shantazhon anëtarin e Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, u provoi shqiptarëve se qeverisen nga një kryeministër armik i të drejtave themelore të njeriut dhe që e drejton vendin si një organizatë mafioze.

Në materialin audio kërcënimi është i qartë: ?Nëse nuk zbaton porosinë e Edi Ramës, pas përfundimit të mandatit do të mbetesh pa punë. Sakrifica për të zbatuar me korrektësi ligjin nuk do të shërbejë për asgjë. Ky tren- pra mundësia e për të bërë pazar me Qeverinë-nuk do të vijë më në jetë?.- është thelbi i kërcënimeve mafioze të të dërguarit të Edi Ramës për gjyqtarin e Strasburgut.

Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm Engjëll Agaçi, nënkryetari i KQZ, Denar Biba mund të përdorin të gjithë pushtetin për të mbyllur çështjen, por ata nuk mund të ndryshojnë dot një fakt: se gjyqtari Ledi Bianku e ka raportuar shantazhin tek eprorët në Gjykatën e Strasburgut.

Media që zbuloi skandalin ka kontaktuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledi Bianku dhe ai ka konfirmuar jo vetëm takimin me Denar Bibën, por edhe përmbajtjen e bisedës në regjistrimin audio.

Gjithashtu, gjyqtari shqiptar në Strasburg ka konfirmuar se në përputhje me detyrimet e tij etike dhe ligjore, pas takimit me Denar Bibën, ka informuar

Kryetarin e atëhershëm të Gjykatës së Strasburgut, duke e cilësuar mesazhin e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-gjyqtari-i-strasburgut-rrezoi-denar-biben-denoncoi-shantazhin-tek-kreu-i-gjykates
Recommended