Report TV -Kreu i Gjykatës së Vlorës, reagon për sulmin ndaj prokurorit Kuliçi

  • 4 years ago
Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, ka dënuar aktin dhe e ka cilësuar një gjest frikacak prej burracakësh sulmin me tritol ndaj makinës së prokurorit, Kuliçi sot në Vlorë.

" Jemi në mbështetje të tij dhe për ta mbështetur në aktivitetin e tij si prokuror. Nuk ka asnjë lidhje tjetër vetëm nga detyra. Është ngjarje shumë e shëmtuar prej frikacakësh e burracakësh që veprojnë me maska dhe me tritol. Ne do të përgjigjemi me akte dhe me dënime. Nuk tërhiqemi. Gra e burra në Prokurinë dhe në Gjyqësorin e Vlorës punojnë natë e ditë vetëm për të zbatuar ligjin. Janë disa raste që goditet gjyqësori. Po goditet gjyqësori edhe me baltë jo vetëm me tritol. Siguroj qytetarët e Vlorës që kanë vu dorë, dhe kanë grabitur prona të qytetarëve të Vlorës nuk kanë për t'i gëzuar. Ka lidhje me ngjarje konkrete dhe jo konkrete. Janë më shumë se 4 milion euro të sekuestruara. Ajo është e vetmja pistë. Kam shumë besim se ngjarja do të zbardhet." tha Haluci.

Recommended