Ora News - Kreu i Gjykatës Administrative në 'sitën' e vettingut, 3 denoncime ndaj tij
  • 5 years ago
#oranews #vettingu #eriolroshi

Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, Eriol Roshi doli sot (6 shkurt) para KPK për procesin e vettingut ku u përball edhe me rastin e denoncuar më herët ndaj tij edhe emisioni investigativ ?Boom?.

Gjyqtari është denoncuar për shkeljen e procedurës së shortit, për caktimin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.

Vettingu ndaj gjyqtarit Roshi është bërë në 3 kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas Komisioni të Pavarur të Kualifikimit bazuar dhe në informacionin e përcjellë nga ILDKPKI, gjyqtari ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të mjaftueshme, s?ka fshehje pasurie dhe nuk ka bërë deklarim të rremë.

Eriol Roshi sipas komisionit zotëron një apartament 110 metër katror me vlerë rreth 8 milionë lekë, që është blerë me kredi të marrë në bankë.

Në vitin 2006 gjyqtari ka porositur dhe ndërtimi e një apartamenti me të ardhura të përfituara nga prindërit nga shitja e artikujve ushqimor, ku komisioni ka kërkuar verifikime dhe nga drejtoria e tatimeve.

Relatorja Valbona Sanxhaktari tha se nga hetimet e kryera nga KPK, zoti Roshi ka bërë deklarim të pasurisë në përputhje me ligjin, nuk ka fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kreu-i-gjykates-administrative-ne-siten-e-vettingut

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended