Ora News - Tenderi për kontrollin e biznesit, Tabaku: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akzuoi kryemisnitrin Edi Rama se nëpërmjet baxhanakut të tij ka ngritur atë që e quan skemë mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit.

Një ditë më parë, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët kryetari i opozitës Lulzim Basha, hodhi dyshime mbi pronësinë e kompanisë kroate, duke lënë të kuptohet se ata janë të afërm të ish ambasadores Romana Vlahutin, kur tha se informacionet të çojnë se pas saj fshihet një ish zyrtare e lartë europiane në vendin tonë.

Deklarata e plotë e deputetes Tabaku

Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv të qeverisë Rama.

Partia Demokratike denoncoi 5 javë më parë se kriteret e vendosura ishin përcaktuar për të nxjerrë fituese kompaninë kroate.

Por nuk janë vetëm kriteret e paracaktuara të tenderit që e bëjnë atë korruptiv pasi faktet provojnë manipulimin e kësaj gare.

Dokumentat e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë euro kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tenderi-kontrollin-e-biznesit-tabaku-baxhanaku-i-rames-pjese-e-skemes-mafioze
Recommended