RTV Ora - PD: Të anulohet Milot-Balldren, projekti skemë mafioze

  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e projektit të rrugës Milot-Balldre, duke e cilësuar skeme mafioze të pastrimit parave por dhe vjedhjes së qytetarëve. Ish-deputetja Jorida Tabaku dhe drejtuesja e departamentit antikorrupsion Lealba Pelinku, thotë se marrëveshja i është ofruar kompanisë së ish-deputetit socialist me ofertë të pakërkuar, ndërsa 1 kilometër do të kushtojë më shumë se 15 milion euro.

Partia Demokratike e cilëson mafioz, projektin e rrugës prej 17 km Milot- Balldre. Ish-deputetja Jorida Tabaku, thotë se rruga do të kushtojë 295 milionë euro nga 254 milionë euro sa ishte parashikuar në kontratë, duke theksuar se në këtë projekt po pastrohen edhe paratë e krimit dhe korrupsionit.

Tabaku: Kjo është kontrata e parë që tenderohet me vlerë më të ulët sesa zbatimi i saj. Është nënshkruar nga qeveria që do t'i paguhet kompanisë edhe pse kushtet e kontratës ndryshojnë në kurriz të shqiptarëve.

Ndërsa drejtuesja e departamentit antikorrupsion Lealba Pelinku, tha se qeveria kontratën e ka dhënë me ofertë të pakërkuar, kompanisë ANK, në pronësi të ish deputetit të Partisë Socialiste.

Pelinku: Pra bëhet fjalë vetëm për një operator, ish deputetin e partise Socialiste Agim Kola. Shoqëria e dytë pse është eshte bere pjese e bashkimit te operatoreve? Nuk ka asnjë kapacitet shtesë, sepse është e sapoformuar. Dyshimi i arsyeshëm që lind është që kjo shoqëri është krijuar për të formalizuar dhe futur në lojë paratë e pista, një skemë e ngjashme kjo me Unazen e Re.

Partia Demokratike, premton se kjo kontratë do të jetë objekt i ligjit anti-mafia, ndërsa Jorida Tabaku kishte një thirrje për institucionet financiare ndërkombëtare.

Tabaku: Nuk ka parlament ilegjitim që mbron këto veprime korruptive, e nuk ka gjykatë e arbitrazhi që mbron vendimet e një parlamenti ilegjitim! I bëj thirrje prokurorisë të nisë hetimet, i bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare, FMN, BB, BE ti tërheqë vërejtje qeverisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-te-anulohet-milot-balldren-projekti-skeme-mafioze
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended