Ora News - Mbyllje apo shtetëzim?! Tabaku: Ta kufizojmë këtë ves, por jo shtet bixhozi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektligjin e miratuar në Komisionin e Ekonomisë që synon mbylljen e më pas shtetëzimin e lojrave të fatit, deputetja Jorida Tabaku, e quan artificë që t'i përqëndrojë ato në një dorë me qëllim për t'i komanduar ai vetë. Tabaku thotë se kjo demaskohet edhe nga koncesioni i monitorimit të lojrave të fatit, të cilin ajo thotë se kryeministri ia ka dhënë ortakut të vëllait të tij.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, thotë se vendimi i qeverisë për shtetëzimin e lojravë të fatit nuk synon asgjë tjetër përveç përqëndrimit të tyre në një dorë të vetme, për t'i komanduar ai dhe klientët e tij.

Tabaku: Ndryshimet bëjnë të mundur, aq sa kemi parë që të mblidhet në një kompani që më vonë të japë mundësinë që ta japë me koncesion, pse jo. Duke pasur eksperiencën që po jepen rrugë, shkollat dhe spitalet me koncesion pse mos të jepet edhe biznesi i lojrave të fatit. Edhe sistemi i monitorimit online që hartoi qeveria ishte planifikuar që të realizohej ky monitorim nga vetë qeveria dhe ata edhe këtë e dhanë me koncesion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllje-apo-shtetezim-tabaku-ta-kufizojme-kete-ves-por-jo-shtet-bixhozi

Recommended