Rritja e infektimeve, Rama: Nuk do të ketë më mbyllje dhe izolime
  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Manastirliu ndodheshin ditën e sotme në Spitalin Infektiv së bashku me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID19.

Në fjalën e tij Kryeministri falenderon bluzat e bardha për punën e palodhur. Kryeministri thotë se nuk mund të shohim si zgjidhje mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm. Duke mos lënë pa përmendur edhe hapjen e shkollave, kryeministri shprehet se është një sfidë e madhe duke shtuar se virusi nuk ka ardhur për 2 apo 3 javë por është mes nesh për një periudhë të gjatë dhe nuk i dihet se sa do të zgjasë.

Kryeministri shton se do të ketë një rritje pagash të konsiderueshme për mjekët dhe infermierë që do të jetë pjesë e buxhetit të ri.

Kryeministri u shpreh se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë. ?Kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë, do të shohim si proces kur të dalë. Edhe për strukturat jemi përgatitur për ta zgjedhur kapacitetin pritës? tha ai.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij:

Erdhe t?ju përshëndes dhe falenderoj me shumë mirënjohje edhe respekt, njëkohësisht edhe keqardhje për gjithë këtë stres që duhet të përballoni. Ndërkohë që edhe në këto kushte, në këto temperature jeni detyruar të mbingarkoheni me veshjet mbrojtëse por kjo është pjesa që e bën zgjedhjen tuaj profesionale kaq fisnike dhe të veçantë. Patjetër që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të gjithë bluzat e bardha të Shqipërisë.

Trupa jonë e mjekëve është një trup që meriton respekt dhe jo shtrembërime buzësh, baltë dhe akuza dhe sharje pafund. Për fat të keq dhe kjo është fatkeqësi botërore na rast se përballemi me këtë mostër por fatmirësisht na gjeti kjo luftë në një fazë ku sidoqoftë disa përmirësime ishin bërë. Sepse nëse do kishin ndodhur disa vite më parë me këtë strukturë që s?kishte kapacitete logjistike dhe kapacitete nga ajo e aparaturave për të përballuar këtë. Kemi një sfidë të madhe publike, publik që janë marrë me këtë punë, kjo nuk është një betejë që zhvillohet jo vetëm në spital. Ndërkohë që virusi nuk ka ardhur për të ikur as për tre javë as për katër javë por është këtu me ne gjatë gjithë kohës për një periudhë që nuk e dimë sa do të zgjas dhe duhet të mësohemi të jetojmë me të. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm. Kemi sfidën e madhe të hapjes së shkollave. Fëmijët janë transmetues kështu që nga ana tjetër ne kemi çunin që do shkoj në klasën e parë. Një fëmije me maskë, mos u tako, rri larg, vendoset në një situatë që psikologjikisht është e panjohur në pasojat që lë në aspektin e zakoneve që krijon.

Është një sfidë e jashtëzakonshme por ajo që vlen të thuhet është se në nuk e kemi zgjedhur na ka zgjedhur kështu që do bëjmë çmos. Ne kemi marrë masa për të rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar gripin e stinës sepse një trup më vunerabël e merr goditjen më të fortë dhe është më i rrezikuar, dhe gripi i stinës e bën më të rrezikshëm e dhe Covidin, kemi vendosur një financim të konsid...
Recommended