Milot-Balldren/Tabaku- Kushdo që ka ideuar këtë projekt , sot duhet të ishte para drejtësisë
  • 5 years ago
Pasi Kryeministri Edi Rama foli ditën e djeshme në Kuvend për vendimet e qeverisë në lidhje me ndërtimin e rrugës Milot-Balldrem, opozita ka dalë ditën e sotme në një konferëncë për shtyp.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë konferencës ka paraqitur disa dokumenta, të cilat tregojnë se kontrata e ndërtimit të kësaj rruge është korruptive dhe se qytetarët do të paguajnë më shumë sesa 16 milionë euro për kilometër.

Sipas saj, kushdo që ka ideuar dhe konceptuar këtë projekt mafioz sot duhet të ishte para drejtësisë.

?Opinioni publik është njohur ditët e fundit me një nga aferat më korruptive të qeverisë Edi Rama, që në fakt PD ka denoncuar që shtatorin e kaluar. Bëhet fjalë për projektin 260 milionë euro të rrugës prej 17 kilometrash Milot -Balldrem. Deri tani qytetarët, dinë që do të paguajnë 16 milionë euro për kilometër, por dokumentat që ne do të paraqesim sot tregojnë se vlera mund të rritet duke e kthyer kontartën në një skemë korruptive.

Afera është thuajse e ngjashme me aferën e Unazës së Re, ku një kilometër kushton 20 milionë euro. Ndryshimi në rastin e Milot -Balldrem është se në grabitjen e rradhës nuk u shpik një kompani me dokumenta të falsifikuara, por qeveria ia dha kontartën e partnertitetit publik-privat me ofertë të pakërkuar një kompanie të vogël, që zyrtarisht është në pronësi të një ish-deputeti të partisë socialiste, Agim Kola. Është detyrë e Prokurorisë të zbulojë përfituesit e vërtetë dhe të tregojë se deri ku është i përfshirë kryeministri i vendit. Në këtë aferë mafioze, që u grabit shqiptarëve miliona euro. ?- tha Tabaku.

Ndërkaq, sipas saj vlera totale që ministria e Financave ka llogaritur për këtë projekt, me pagesë prej 11 vitesh, që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2032, është në total 36 miliardë euro.

?Për të kuptuar skemën mafioze, duhen shpjeguar së pari kostot e këtij projekti. Në buxhetin e vitit 2018 ky projekt u parashikua me 113 milionë euro më pas tenderi u hap me 50 milionë euro me shumë duke e çuar vlerën në 161 milionë euro, duke lënë mundësi që në dokumentat e tenderit kosto të shkonte më shumë.

Në kontratën e depozituar në Parlament ditën e enjtje, vlera shkon në 216 milionë euro, bashkë me tvsh do të kushtojnë 256 milionë euro, por kjo nuk është kosto përfundimtare.

Vlera totale që ministria e Financave ka llogaritur, me pagesë prej 11 vitesh që fillon në vitin 2021 deri në vitin 2032 është në total 36 miliardë euro. Shteti shqiptar ka lënë hapësirë për këtë kontratë deri në 295 milion euro për t?u paguar. Kjo rritje skandaloze e kostos së rrugës do të bëhet më një vendim parlamenti. Kontrata që është depozituar në Parlament dhe kontrata që do të miratohet nga Parlamenti legjitim lë hapësirë, që me kërkesë të kontraktorit gjatë punimit kosto të ndryshojë. Këtë hapësirë e lë në nenin 35.2 ku thuhet, që për të gjitha kostot shtesë, kontraktori bën një kërkesë në Ministrinë e Financave, ndryshe nga kontratat e tjera koncensionare që konsiderohen si kontrata me çelës në dorë, ku e mba...
Recommended