Ora News - Tabaku: Korporata e investimeve një minë me sahat, fsheh borxhin publik

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka reagur lidhur me raportin e Standard and Poors për gjendjen ekonomike dhe politikat fiskale në Shqipëri.

Ajo tha se raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik tregon situatën e mjerueshme të ekonomisë, si dhe borxhin e lartë, i një qeverie që shpenzon për luksin e tepruar dhe oligarkët e oborrit por jo për shqiptarët dhe nevojat e tyre.

Jorida Tabaku: ? Viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë, ashtu si dhe 6 vitet e fundit. Konsumi në nivlet më të ulëta në vite, 49 % e shqiptarëve në kushte varfërie, të ardhurat e mungurara rreth 116 milionë euro dhe një rënie drastike e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe bizneset.

Këto tregues janë domethënës të filozfisë Rama të qeverisjes, taksa të rritura me rreth 2 miliardë euro, faturë stratosferike e PPP dhe borxhi publik i rritur në nivelet e 83% duke përfshirë dhe koncesioent dhe PPP.

Këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik. Raporti është një dëshmi që tregon e bardhë mbi të zezë se ekonomia informale është e vetmja ekonomi në Shqipëri. Se euroizimi i tregut vendas nuk vjen si pasojë e tregtisë por si pasojë e ekonomisë së errët dhe kanabizimit.''

Tabaku deklaroi se Raporti i Standart and Poor?s rivërteton edhe një herë që Shqipëria ka një rrezik që vjen nga PPP-të të cilat po bëhen gjithnjë e më të pakontrollueshme dhe se Koorporata e Investimeve është një rrezik për të fshehur borxhin publik.

Jorida Tabaku: ??Qeveria nuk ofron asnjë siguri se do të respektojë tavanin e përcaktuar për pagesën e PPP-ve siç nuk ofron asnjë garanci për të kontrolluar kontratat dhe eficencën e tyre.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tabaku-korporata-e-investimeve-nje-mine-me-sahat-fsheh-borxhin-publik

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended