Ora News - Manastirliu: 100 autoambulanca moderne, brenda vitit shtohen edhe 32 të reja
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Autoambulancat tashmë do të jenë të pajisuar edhe me mjete jetëshpëtuese. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se janë 100 autoambulanca që janë modernizuar ndërsa brenda këtij viti kësaj flote do ti shtohen edhe 32 të tjera.

100 autoambulanca të shpërndara në të gjithe territorin jane pajisur me sete mjekësore moderne jetëshpëruese. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se tashmë vendoset një standard i ri që mundeson shërbime cilësore për qytetarët, ndërsa brenda vitit do të shtohen edhe 32 autoambulanca të tjera.

Manastirliu: ?Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standart të ri shërbimi për qytetarët.

Shërbimi i urgjencës mjekësore tashmë ka uniforma të standartizuara, që i japin një fytyrë të re, dinjitoze, urgjencës kombëtare. E kemi filluar nga Urgjenca e Tiranës dhe Njësia e Koordinimit, për të vijuar me Durrësin dhe me të gjithë Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/manastirliu-100-autoambulanca-moderne-brenda-vitit-shtohen-edhe-32-te-reja
Recommended