Ora News - Edhe Ogerta Manastirliu plagjiaturë?!
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është anëtarja tjetër në qeveri që përfshihet në skandalin e plagjiaturave pas rastit të ish zv. Ministrit të Arsimit, Ervin Demo, i cili dha dorëheqjen.

Denoncimin e bëri Lëvizja për Universitetin. Bëhet fjalë për doktoraturën e vitit 2013 të Manastirliut me temë "Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në ladfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis"

Sipas denoncimit në kapitujt hyrës të doktoraturës Manastirliu ka kopjuar thuajse çdo gërmë nga puna shkencore e një diplomanti për Master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut.

"Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës për të dalë në konkluzionet shkencore për famëkeqin landfild të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj" shkruan Lëvizja për Universitetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-ministrja-e-shendetesise-ogerta-manastirliu-me-doktorature-te-vjedhur
Recommended