Ora News – Situata e rendit, 16 të vrarë brenda dy muajve të parë të vitit 2019
  • 5 years ago
#oranews #situataerendit
Situata e rendit është përkeqësuar pasi gjatë dy muajve të parë janë shënuar 16 të vrarë, duke shënuar rritje në krahasim me dy vitet paraardhëse. Referuar dhe të dhënave të INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit 2018 janë shënuar 12 vrasje, ndërsa vetëm në periudhën janar-shkurt të këtij viti janë vrarë 16 persona. Ish-drejtues të policisë thonë se kjo situatë lidhet me punën e dobët parandaluese.

Ky vit ka nisur në mënyrë negative për numrin e vrasjeve të regjistruara në vend në periudhën janar-shkurt.

Numri i viktimave nga krimet kundër personit në dy muajt e parë të vitit është 16, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë 3 mujorit të parë të 2018-ës në vend kanë ndodhur 12 vrasje, duke shënuar rritje me katër raste më shumë se viti paraardhës 2017.

Për ish-drejtuesin e disa sektorëve në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, situata e rendit është shqetësuese, ndërsa rritja e numrit të vrasjeve sipas tij lidhet me punën e dobët në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Elezi: Policia e Shtetit në momentin që ne flasim është në trysni të plotë. Të pretendosh se policia e shtett është në krye të detyrës do të thotë se realisht nuk e njeh situatën. Ajo që e ka çuar në këtë situatë për të cilën ne flasim unë mendoj se nuk është gjë tjetër veçse kupola drejtuese e policisë së shtetit, e cila tashmë është jashtë funksionit. Kjo polici shteti di të përdorë ndonjë gaz helmues.

Për fillimin e këtij viti, numri më i madh i vrasjeve është regjistruar në Tiranë me gjashtë viktima, ndërsa e dyta renditet Vlora me katër raste.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/situata-e-rendit-16-te-vrare-brenda-dy-muajve-te-pare-te-vitit-2019
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended