Ora News - 'Fluturon' koronavirusi, 15 raste të reja brenda 24 orëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve, konfirmohen 15 raste të reja në 24 orët e fundit. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, mbështetur në identifikimin e rasteve të reja, hetimin aktiv të tyre dhe numrin e pacientëve që po trajtohen në spital.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 15 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë.

Të shëruar - 16 pacientë në 24 orët e fundit. Nga rastet totale, rreth 79% janë të shëruar.

Raste aktive - Aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Në spital - Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Testimet - Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/fluturon-koronavirusi-15-raste-te-reja-brenda-24-oreve

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/GKrXnxl_OvE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended