Ora News – Sigurimet për bujqit, ISSH: Rreth 80 mijë fermerë paguajnë kontribute

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria parashikon ndryshimin e skemës së kontributeve për fermerët për shkak se formula aktuale po dështon nga numri i ulët i kontribuesve. Institutit i Sigurimeve Shoqërore thotë se 80 mijë të vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribute, dhe jashtë skemës janë aktualisht 120 mijë të tjerë.

80 mijë fermerë paguajnë kontribute shoqërore si të vetëpunësuar në bujqësi që i garanton atyre pension në moshën e pleqërisë.

Por ky numër është disa herë më i ulët se numri real i tyre. Për këtë arsye, Instituti i Sigurimeve shoqërore synon të përfshijë në skemën e kontributeve 120 mijë fermerë të tjerë që plotësojnë kushtet për të paguar këto kontribute.

Sadushi: Pesë vitet e fundit mesatarisht për vitet 2012-2016 janë përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore rreth 80300 fermerë dhe synimi jonë është të kapim shifrën prej 120 mijë që evidentohet minimalisht nga inspektorët tanë.

Vullnet Sadushi, Drejtuesi i Drejtorisë së Kontributeve u bën thirrje fermerëve të përfshihet në skemë, ndërsa u kujton se ligji i faljes së kamatëvonesës për kontributet e papaguara është në fuqi deri në datën 31 dhjetor.

Sadushi: Aktualisht jemi në ligjin e faljes së kamatvonesave të kushtëzuar sepse falen kamatat nëse të vetëpunësuarit në energji do ti paguajnë kontributet e papaguara të periudhës 2012-2016. Duhet ti paguajnë deri në fund të vitit 2017 dhe nuk kanë penalitete.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/sigurimet-bujqit-issh-rreth-80-mije-fermere-paguajne-kontribute

Recommended