Ora News – Skema e subvencioneve, Panariti: 15 milionë euro për rreth 13 mijë fermerë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të fermerëve, agro-përpunuesve dhe për infrastrukturën bujqësore rret 15 milion euro. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti deklaroi se nga ky fond pritet të përfitojnë rreth 13 mijë fermerë.
Panariti: Ne do të shkojmë afërsisht në 13 mijë fermerë që do të jenë përfitues. Unë dua që ti kënaqim të gjithë këtë vit. Fondi është 15 mln euro, ndërkohë ne nuk kemi vetëm mekanizmin e subvencioneve, por kemi edhe fondin e garancisë i cili do të gjenerojë 50 mln euro kredi.
Ruajtja e prodhimeve shqiptare sipas ministrit Panariti është një sfidë pasi ato prezantojnë cilësitë e veçanta që ofron vendi ynë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-15-milion-euro-per-rreth-13-mije-fermere/

Recommended