Ora News - Dita Botërore e Kancerit, çdo vit humbin jetën rreth 4 mijë persona
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Tumoret janë një ndër shkaktaret kryesore të vdekjeve në Shqipëri. Çdo vit humbin jetën rreth 4 mijë persona, ndërsa numri i rasteve të reja shkon në 7 mijë.

Në ditën botërore të kancerit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Selencië të Vlorës, nga ku tha se qeveria tashmë ka një program kombëtar për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Testi për zbulimin e këtij tumori ofrohet falas në të gjitha qendrat shëndetësore.

?Programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë apo programi i parandalimit të kancerit të qafës së mitrës që ofrohen në çdo qendër shëndetësore, po i shërbejnë ruajtjes së shëndetit të popullatës, për të kapur në kohë sëmundje me rrezik të lartë?, tha Manastirliu.

PD zgjidhi një marshim ndërgjegjësues për të dhënë mesazhet e saj në kuadër të ditës botërore të kancerit.

Ish-deputetja Albana Vokshi apeloi qytetarët për më tepër kujdes për shëndetin, ndërsa nuk kurseu akuzat për bashkinë dhe qeverinë.

"Sepse shifrat në Shqipëri janë më shumë se alarmante, 20 raste të reja në ditë, të evidentuara vitin e kaluar me tumore ose 7 mijë raste të reja në një vit, duke përmendur këtu një shifër akoma më shumë frikësuese, që shërueshmëria e kësaj sëmundje në Shqipëri është vetëm 20-25%", tha Vokshi.

Të dhënat në lidhje me tumoret nuk janë alarmante vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Në vitin 2018, 18.1 mln njerëz u prekën nga kanceri, ndërsa 9.6 mln humbën jetën.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/dita-boterore-e-kancerit-cdo-vit-humbin-jeten-rreth-4-mije-persona

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended