Dita botërore e kancerit/ OBSH: Pritet rritje e rasteve

  • 4 years ago
Rastet e kancerit do të rriten me 60 për qind në të gjithë botën nëse vendet nuk do të punojnë për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit ? ka thënë Organizata Botërore Shëndetësisë.


Në një raport të publikuar në ditën botërore të kancerit, organizata ndërkombëtare paralajmëroi se vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, ku edhe burimet për kancerin janë të kufizuara, mund të njohin një rritje prej 81 për qindësh të rasteve gjatë dy dekadave të ardhshme.

Në 2018, kishte 18.1 milionë raste dhe organizata vlerëson se në 2040, do të kishte 29.4 milionë raste të reja. Vlerësohet se rreth një në gjashtë viktima në shkallë globale vjen nga kanceri ? thotë OBSH.

?Ne mund të përmbysim tendencën e kancerit dhe të evitojmë 7 milionë vdekje të panevojshme deri në 2030 ? tha organizata sipas të cilës, ka disa hapa kyçë që mund të ndërmerren për të reduktuar rastet e kancerit, përfshirë fuqizimin e kontrollit mbi duhanin, vaksinimin kundër HPV, skanimet për kancerin e qafës së mitrës dhe përmirësimin e kapaciteteve për të trajtuar rastet. Kanceri nuk mund të jetë një dënim me vdekje, për askënd, në asnjë vend të botës ? thonë zyrtarët e OBSH.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#TopChannel

Recommended