Top News - Evropë, rritja e rasteve me Covid/ Alarm i OBSH-së: Vjen nga të rinjtë

  • 4 years ago
Drejtori rajonal për Evropën në OBSH, Hans Kluge, thotë se infektimet në rritje mes të rinjve qëndrojnë pas rritjes së fundit të rasteve në të gjithë kontinentin.


Ai tha për BBC se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me pjesëtarët më të rinj të shoqërisë. ?Një numër në rritje vendesh po përjetojnë shpërthime të lokalizuara dhe shtim të rasteve të koronavirusit. Ajo që ne dimë është se kjo vjen si pasojë e një ndryshimi në sjelljen e njerëzve?, tha ai.

Ne po marrim raporte nga autoritete të shumta shëndetësore për një numër më të lartë infektimesh të reja mes të rinjve. Ndaj për mendimin tim, kjo është e mjaftueshme për të rimenduar se si të komunikojmë dhe të ndërgjegjësojmë më mirë të rinjtë ? shtoi ai.

Kluge tha se si baba i dy vajzave, ai e kupton se të rinjtë nuk duan të humbasin verën. Por ai shton se ata kanë përgjegjësi ndaj vetes, prindërve, gjyshërve dhe komuniteteve të tyre ndërkohë që tani dihet se cilat janë sjelljet e duhura në kohë pandemie ndaj apelon ai, le t?i shfrytëzojmë këto njohuri. Ditë më parë, ekspertë evropianë thanë se nëse më parë koronavirusi prekte më shumë të moshuarit, tani mosha mesatare e të prekurve është reduktuar në 40 vjeç.

Sidoqoftë, kjo shtresë e shoqërisë është e predispozuar të sëmuret më pak nga koronavirusi ose ta kalojë atë pa simptoma, duke bërë që të mos rëndohet barra mbi shërbimin shëndetësor.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OBSH#HansKluge#TopChannel

Recommended