Top News - Rritja e rasteve/ Melburni kthehet në izolim

  • 4 years ago
Qyteti australian, Melburn do të mbyllë qytetet, fabrikat dhe bizneset tjera jo të domosdoshme, teksa autoritetet po përballen me shpërthime të reja të koronavirusit. Në mesin e masave të kufizimit përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë virusin. Rreth një milion punëtorë do të detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Për këtë arsye autoritetet kanë thënë se do të paguajnë punëtorët që janë detyruar të izolohen për 14 ditë, nëse paraprakisht kanë shfrytëzuar ditët e pushimit mjekësor.
Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se pagesa prej 1,500 dollarëve australianë do të ndahet për ata që nuk kanë akses në përfitime tjera dhe mund të zbatohet disa herë. Autoritetet australiane kanë vlerësuar se masat e reja do të zvogëlojnë shkallën e përhapjes së koronavirusit. Deri kohët e fundit, Australia ka pasur sukses më shumë se shumica e shteteve tjera në luftimin e sëmundjes COVID-19, mirëpo një shpërthim në Viktoria ka çuar vendin në pikën më të rëndë deri më tani. Më shumë se gjysma e totalit të numrit të të infektuarve, 18,300, janë regjistruar vetëm muajin e kaluar në Viktoria. Në territorin australian deri më tani është raportuar për 215 vdekje të lidhura me COVID-19.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Melburn#TopChannel

Recommended