Simaku: Në dimër pritet rritje e rasteve, vaksinën nuk do e marrim nga Greqia, por nga OBSH-ja
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


I ftuar në RTV Ora, mjeku Artan Simaku u shpreh hapja e vendit nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh në shtimin e rasteve të reja me Covid.

Simaku tha se hapja e ambienteve brenda është një masë lehtësuese e bizneseve gjatë kësaj kohë të vështirë.

Artan Simaku: Nga parashikimet që janë bërë nuk është se ka ndonjë ndikim të madh te rastet nga hapja. Të mos harrojmë se janë parashikuar edhe protokollet, duke pasur parasysh masat mbrojtëse që janë aplikuar edhe në vendet e tjera. Hapja e ambienteve brenda është një masë lehtësuese e bizneseve gjatë kësaj kohë të vështirë. Është shumë e rëndësishme ndërgjegjësimi i popullatës, sepse sado të kryejmë testime dhe gjurmim, ndërgjegjësimi i situatës është çelësi i zgjidhjes së kësaj situate. Masat duhet të zbatohen nga të gjithë qytetarët dhe bizneset, por në një masë këto nuk janë zbatuar, pasi nuk mund të kontrollohet çdo njësi shërbimi.

Sipas Simakut, në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ne do të na duhet që të bashkëjetojmë me covid-19 dhe pritet një shtim i lehtë i rasteve.

Artan Simaku: Në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ne do të na duhet që të bashkëjetojmë me Covid-19. U provua se me temperaturat e larta nuk kishte ndikim me virusin. Tashmë me uljen e temperaturat dhe qarkullimet e viruseve të grupit, mendohet se situata do të jetë edhe më e rënduar. Nuk dihet nëse do të mbizotërojë Covid-19 apo virusi i gripit, por dihet se do të ketë bashkëjetese. Ndërkohë, sa për kapacitetet, kemi deri më tani 4 spitale Covid dhe spitale rajonale që janë të përgatitur për raste. Spitalet e dedikuara të Covid janë të përgatitura për një situatë me shifra më shumë se 500 pacientë. Por jemi shumë larg këtij skenari, pasi aktualisht vetëm dy spitale po e përballojnë këtë situatë. Parashikohet se në stinën e dimrit të këtë një rritje të lehtë. Situata do të monitorohet ditë pas dite dhe do të marrën vendimet e duhura.

Simaku bëri me dije se hapja e shkollave nuk ka ndikuar në shtimin e rasteve dhe theksoi se vaksina për gripin do të ndihmojë indirekt në luftën kundër Covid.

Ai shtoi se vaksina anti-Covid, nëse prodhohet, nuk do të merret nga Greqia, por direkt nga OBSH-ja.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/simaku-ne-dimer-pritet-rritje-e-lehte-e-rasteve-vaksinen-nuk-do-e-marrim-nga-greqia-por-nga-obsh-ja/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended