RTV Ora – Banorët paguajnë për ujin por ujë nuk pinë se mban erë
  • 5 years ago
#rtvora
Prej afro 30 vitesh, banorët e Njëisë Administrative Otllakë në Berat furnizohen me ujë të ndotur. Problemi pranohet edhe nga Drejtori i Ujësjellësit. Shkak si pas tij është rrjeti i amortizuar, i ndërtuar rreth 60 vite më parë.

Ky ujë që rrjedh në çezmat e banorëve të Otllakut në Berat është i ndotur.

Janë afro 300 familje në këtë njësi administrative që furnizohen prej 3 dekadash me këtë ujë që kërcënon shëndetin e tyre.

" Ujë ka plot por ujë nuk pi, se bie erë".

"Nuk e përdorim se bie erë".

Banorët thonë se janë taksapagues të rregullt dhe shlyejnë çdo faturë uji edhe pse atë nuk mund të përdorin për konsum apo punë shtëpie.

"Faturat i paguajmë një për një por ujë nuk pi asnjë".

" Nuk përdoret as për enë, as për rroba".

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shprehet se shkak i ndotjes është rrjeti i amortizuar, që është ndërtuar rreth 60 viteve më parë. Ai thotë se po merren masat edhe pse fondet janë të pakta.

Pelivan Sina: Është një problem shumë i njohur, shumë shqetësues, po punojmë fort për ta realizuar. Megjithëse fondet në dispozicion të Ndërmarrjes Ujësjellës Kanalizime janë shumë të pakta do të bëjmë përpjekjet maksimale që ta investojmë këtë segment.

Drejtori i Ujësjellësit shprehet se projekti për rrjetin e ri është gati, por do kohë të realizohet në terren.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/banoret-paguajne-ujin-por-uje-nuk-pine-se-mban-ere
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended