Ora News - Qytetari - Bashës I çova çunat në shkollë me 80 mijë lekë, nuk e doja më veten
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një qytetar nga zona e Lushnjës ishte i pranishëm në takimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha më fermerët e Lushnjës dhe Divjakës.

Qytetari shprehet se më të fituar do të kishin dalë nëse do kishin emigruar, sesa kanë ndenjur në Shqipëri dhe janë marrë me bujqësi.

Qytetari: Fshati jonë Spolatë mund të mbajë Poloninë, mund të mbajë Çekinë, vetëm Spolata. Kemi një djalë në Spolatë dhe ka 12 dynum sera. Ka çuar një tral me trangull, por me sa e çoi? Ose domatet? Një tral me domate, por me sa iku? 15 lekë, 10 lekë të reja. Kjo domate, bëj analizat tek tregu, nëse kjo ka hormon, nuk duam kryetar asnjë lek. Madje të na gjobisin të na fusin brenda. Një ditë në media u tha: e mbollëm shalqirin mbrëmë, i futëm hormon dhe tha ai fermeri nesër, hajde ta vjelim. Po si u vilka ky shaqli që u mboll mbrëmë. Po ne do ishim bërë milionerë, nuk do kishim nevojë as të iknim në Amerikë. Ne jemi 8 vetë në familje, të kishim ikur dhe të kishim punuar argat do kishim dalë 100 herë më mirë.

Më tej ai tregon se i është dashur t?i nisë djemtë me 80 mijë lekë të vjetra në universitet.

Qytetari: Por u detyruam se fëmijët na ikën në shkollë dhe të marrësh kredi të mbash fëmijët në shkollë, gjë e madhe. Kur i kam nisur me 80 mijë lekë të vjetra, dy vëllezër në shkollë të lartë, i thash: "babi këto kemi, po shitëm ndonjë domate... kur më tha babi këto dalin dhe teprojnë", nuk e doja veten më. Shkoj në treg siç i çuam, doli gruaja dhe tha "o bo bo i pruri prapë arkat me domate në shtëpi ky". Ne do të punojmë se s'kemi ku ikim.

Qytetari shprehu bindjen se Basha do të vijë në pushtet, po i kërkoi t?i shpjegonte programin e PD-së.

Qytetari: Që do vish këtë vit, do vish se i ka vdek nëna kësaj pune, se ndryshe nuk do ishin kaq njerëz sot, por doja të dija çfarë programi keni ju si PD? Ndryshe na thoni t'i mbyllim ato sera dhe të marrim edhe pleqtë e të ikim të gjithë jashtë shtetit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/qytetari-ia-thote-ne-sy-bashes-i-cova-cuant-ne-shkolle-me-80-mije-leke-nuk-e-doja-me-veten

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended