Top News - Migracioni në Shqipëri/ OKB-në 30 vite ikën 1.2 mln persona
  • 4 years ago
Ne 30 vite nga shqiperia janë larguar rreth 1.2 milione persona. të dhënat janë publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në statistikat e saj për Divizionin e Popullsisë dhe bëhet fjalë për migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyre që largohen. sipas te dhenave vala më e lartë e migracionit ishte në periudhën 1990-1995, qe perkone edhe me vitet e para te ndryshmit te sistemit qe u shoqerua me largime masive te shqiptareve, përmes ambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë. largimi vijoi dhe në vitet 1995-2000, per shkak te ndikimit e nxitur nga trazirat e ?97-s dhe ne kete periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse në të njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e tjeter. Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish një valë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar. Ne 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijë persona. Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikur nga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet e tranzicionit. Ekspertet e OKB-së kanë parashikuar se migracioni nga Shqiperia do te vijoje, edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025, me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona të larguar neto. Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, për të vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht. Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKB parashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë. Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja e lindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet për ecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019, në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, ? pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë. Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë. Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të te epskerteve te OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twi...
Recommended