Top News - Programi ekonomik i PD/ Basha takim me ekspertë Gjermanë
  • 4 years ago
Kryetari demokrat, Lulzim Basha, gjate nje takimi me përfaqësues tw Dhomës Gjermane të Tregtisë i njohu me programin ekonomik qeverisës te PD. Kryetari i opozitës adresoi problematikat që janë konstatuar në periudhen e pandemise, pasi qeveria sipas tij në vend që të investohej për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët në krizë, u investua në tendera e koncesione. ?2.2 miliardë euro janë kontratat për PPP-të, ndërkohë gjatë periudhës së pandemisë është paguar për ekonominë, biznesin dhe shtresat në nevojë 22 herë më pak, vetëm 100 milionë euro. Mungesa e strategjisë dhe masave, nga ana e qeverise, ka sjellë jo vetëm rëndim të situatës së pandemisë, por edhe thellim të krizës ekonomike ?, tha Basha. Nga ana e tyre përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë e njohën kryetarin demokrat me disa nga rekomandimet e tyre publike si masa për të përballuar situatën e krijuar në ekonomi nga pasojat e pandemisë së COVID-19, si dhe ngritën shqetësimet e investitorëve të huaj në vend, veçanërisht atyre gjermanë, ku klima dhe siguria e biznesit, sipas tyre jane përcaktuese. Përfaqësuesit e Dhomës Gjermane te Tregtisë, thanë se klima e biznesit dhe mungesa e konkurrueshmërisë janë disa nga barrierat kryesore të thithjes së investimeve në Shqipëri. Sa i takon programit te partise demokratike Basha tha se synohet te krijohet klimë pozitive ndaj biznesit, konkurrencë dhe luftë monopoleve. ?Transparencë totale e çdo akti qeveritar, që nga prokurimet publike, karantinim të inspektoriateve deri në hartimin e një kuadri ligjor europian për inspektoratet, moratorium 1-vjeçar për inspektoratet, reduktimi i lejeve, liçencave dhe shumë procedurave të tepërta.Taksë e sheshtë 9 përqind, sigurimet shoqërore 18 përqind dhe eliminim të rritjes së taksës së qarkullimit të vendosur nga qeveria Rama si dhe 1 taksë biznesit të vogël, ne nivelin 0.5 përqind të xhiros?, tha Basha gjate prezantimit te shtyllave kryesore te programit qeverises te PD.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PD#Ekonomia#TopChannel
Recommended