Ora News - Basha: PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së për t’i dhënë Shqipërisë zhvillimin
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka nisur hartimin e programit të saj ekonomik, në bashkëpunim me ekspertët gjermanë të partisë qeverisëse CDU në Gjermani.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha në tryezën e rrumbullkaët se me të ardhur në qeveri do të hiqte përqendrimin e ekonomisë nga duart e oligarkëve.

Lulzim Basha: Në fund të fundit, vendin nuk do ta nxjerrë nga kriza qeveria, por do ta nxjerrë biznesi i frymëzuar, i motivuar dhe i siguruar nga politikat e qeverisë së ardhshme të Partisë Demokratike që do të jenë politika konservatore fiskale, do të jenë politika derregulluese, ku shteti nuk do të jetë i pranishëm nga mëngjesi deri në darkë në formën e xhandarit, por do të jetë i pranishëm vetëm si një garantues i konkurrencës së lirë dhe i shërbimeve dhe investimeve që do të paguhen me paratë e taksave të qytetarëve dhe biznesit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-pd-program-ekonomik-me-gjermanet-e-cdu-se-ti-dhene-shqiperise-zhvillimin
Recommended