Basha takim me biznesin në Golem: PD nuk njeh asnjë vendim të marrë 12 muaj para zgjedhjeve
  • 4 years ago
Nga Golemi ku u takua me qytetarë dhe biznesmenë, kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar se qeveria e ardhshme e PD nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se të gjitha vendimet e marra kur të vijë PD në pushtet do t?i nënshtrohet një procesi transparence.

Basha i bëri thirrje çdo biznesmeni të mos gënjejnë njerëzit kot, të mos ushqejnë ëndrrat që ushqehen sa herë vjen tranzicioni me moton ?t?kapim çfarë t?kapim?.

Kryedemokrati tha se turizmi përbën 26 % të ekonomisë shqiptare dhe sor këto familje vujanë për bukën e gojës.

"Është një situatë dramatike dhe ç?është më e keqja, pa asnjë farë perspektive dhe sigurie për nesër. Këtu nga Golemi qeveria edhe misionarë të qeverisë kanë organizuar dhjetëra tavolina, gjoja mbështetje ndaj industrisë së turizmit, por fakti është që industria e turizmit, ashtu si pjesa tjetër e ekonomisë, është në braktisje totale.Përfitoj nga rasti këtu në Golem t?u bëj të ditur qytetarëve shqiptarë se asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kurdo që të jenë ato, nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një procesi transparent për të parë ligjshmërinë e vendimeve të marra.
Recommended