Ora News - Fake news me lahutën, UNESCO asnjë vendim për Serbinë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

UNESCO-ja nuk ka marrë asnjë vendim për t'ia njohur Serbisë lahutën si pjesë të trashëgimisë kulturore jo materiale. Ministria e Kulturës në Tiranë reagoi duke thënë se deri tani ka pasur vetëm një kërkesë nga ana e Serbisë për këtë çështje. Lajmi i pavërtetë i publikuar në portale qarkulloi me shpejtësi në median sociale dhe nxiti debate dhe nxehu zërat nacionalistë.
Një lajm i paverifikuar i cili u publikua në portale dhe që qarkulloi me shpejtësi pretentoi se UNESCO-ja ia ka njohur lahutën Serbisë si trashëgimi kulturore dhe jo Shqipërisë, duke shkaktuar debate dhe reagime nacionaliste.
Por Ministria e Kulturës u tregua e shpejtë të sqarojë se nga Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s, nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me lahutën.
Ajo që nuk sqarohet në lajmet me frymë nacionaliste të qarkulluar me shpejtësi në rrjet është fakti se ?të kënduarit me lahutë? është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë, të Europës Juglindore e jo vetëm në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fake-news-me-lahuten-unesco-asnje-vendim-serbine

Recommended