Report Tv-Rrezikon edhe 6 muaj të tjerë burg, përse ky vendim drastik për Izet Haxhinë?
  • 6 years ago
Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit dhe i dënuar me 25 vite burg, rrezikon të dënohet sërish edhe me 6 muaj burg shtesë.

Është e dashura, Erjona Parruca ajo që përmes një statusi të gjatë në Facebook tregon se Izetit i kanë ndaluar të përdorë telefonin e institucionit. Madje sipas saj ai rrezikon të dënohet me 6 muaj burg për shkak se ka tentuar të intervistohet.

?Lajmi më i fundit e më skandalozi: Avokati i Izet Haxhia paraqitet në burg me urgjencë, nuk takon klientin e tij, por shefat e burgut dhe Izetit i bëhet me dije ky urdhër: Ndalim total i bisedave telefonike apo takimeve me çdo media apo gazetar! Nëse ky urdhër thyhet nga Haxhia, do dënohet me 3-6 muaj mos pasje të drejtë komunikimi telefonik me asnjë (duke ditur që unë operohem në dt. 11 dhe Izeti do jetë i shqetësuar sa të marrë në tel. mbas operacionit) Këtu kanë arritur..?

E dashura e Izet Haxhisë, Erjona Parruca


Por përse merret ky vendim drastik nga drejtoria e burgjeve për Izet Haxhinë? Ardhja e Izet Haxhisë në Shqipëri ngjalli debate dhe interes në opioninin publik. Si një çështje e tillë, Report TV u angazhua të zhvillonte një intervistë me zotin Haxhia menjëherë pas ardhjes në Shqipëri, gjë për të cilën ai ishte dakord. Konform rregullave për të intervistuar një person në burg Report TV iu drejtua me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithëshme të Burgjeve.

Përgjigja që morën ishte kjo. ?Duke marrë në konsideratë situatën juridike ku ndodhet Izet Haxhia kërkohet leje nga prokurori?. Nga interesimi jonë kemi mësuar se deri më tani për çështjen nuk është caktuar ende një prokuror. Pikërisht mos pasja e një prokurori i vetmi që autorizon lejen për intervistë detyron Drejtorinë e burgjeve të marrë masa ndaj një të dënuari që tenton të intervistohet.

Kujtojmë se pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.
Recommended