Gjyqtarja e kapur me ryshfet/ Flet avokati: Ka edhe gjyqtarë të tjerë, ndalimi ishte kurth

  • 3 years ago
Nesër gjyqtarja e hetuar nga SPAK Mimoza Margjeka do dalë sërish para gjykatës. Ajo akuzohet se do merrte 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu.


Ndërkohë që një nga avokatët e saj mbrojtës thotë se bëhet fjalë edhe për të tjerë gjyqtarë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se avokati i saj Ilia Ilia , hodhi dyshime se ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar , në të cilin një nga familjarët e një tjetër të arrestuari shtetasit Adi Mullalli, profesor fiskulture, flet në telefon me vëllain e Oltian Balit dhe i thotë të shpejtojë pasi ai i kishte paguar shumën prej 7500 eurosh kryegjyqtarit të kësaj trupe gjyqësore dhe për këtë shkak avokati thotë se ?Është aplikuar standard i dyfishtë?.

Top Channel disponon vendimin në të cilën u lirua përballë një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra shtetasi Bali dhe i bashkëdyshuari me të Adi Mullalli, i cili është një profesor fiskulture në Devoll.

Në këtë vendim një nga faktet dhe argumentat që trupa gjyqësore, ka shtruar, si fakt që ata duhet të shkojnë në shtëpi, është fakti i pandemisë si justifikim, pra referuar dhe një vendimi të ministres Gjonaj më herët më 14 prill, gjatë kohës së mbylljes nga pandemia këshillohet që të bëhet kujdes për masat, që të shmangeshin masat arrest me burg, për të ndaluar përhapjen e virusit.

Trupa gjyqësore vlerësoi se Adi Mullalli dhe Bali, ky i fundit tha gjykata se nuk ishte dënuar më parë ndonjëherë, duhet të shkojnë në shtëpi përballë garancisë pasurore, pasi ata nuk paraqesin rrezik për shoqërinë.

Avokati thotë për Top Channel se prania e Margjekës në hotelin ku dyshohet se janë dhënë lekët, nuk ishte për konfirmim nga ana e saj po ajo qëndronte aty sa kohë ajo ishte deleguar aty në gjykatën e Korçës.

Një ditë para se ajo të arrestohej KLGJ i kishte zgjat

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MimozaMargjeka#SPAK#TopChannel

Recommended