Mori 6 mijë euro për lirimin e trafikantit arrrestohet gjyqtarja, bashkëshorti i saj dekan e avokati

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Ish-gjyqtarja e shkallës së parë në Durrës, aktualisht e komanduar si gjyqtare e Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka, është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme.

Arrestimi i saj është bërë me urdhër të SPAK, me akuzën për korrupsion në drejtësi.

Bashkë me të janë arrestuar dhe bashkëshorti i saj dhe tre avokatë. Siç bën me dije SPAK, gjyqtarja ka marrë 6 mijë euro përmes bashkëshortit rë saj për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari për veprën penale ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve?.

?Ka rezultuar se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë?, parashikuar nga neni 319 e 25 i Kodit Penal, duke i dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, shtetasit Arben Cara, një shumë prej 6.000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm? njofton SPAK.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/durres-arrestohet-gjyqtarja-mimoza-margjeka/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended