Ora News – Programi ekonomik i PD, Basha: Shtet pa monopole, taksë e sheshtë 9%

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike prezantoi programin ekonomik të hartuar me asistencë të ekspertëve gjerman të CDU-së. Kryetari, Lulzim Basha, garantoi shtet pa monopole, më pak taksa dhe më shume investime. Basha tha se Partia Demokratike në qeveri do të aplikojë taksë të sheshtë 9 përqind dhe tatim mbi vlerën e shtuar 15 përqind.
Më pak taksa, taksë e sheshtë 9 përqind dhe tatim mbi vlerën e shtuar 15 përqind. Janë këto shtylla e programit ekonomik të Partisë Demokratike i hartuar me asistencë të ekspertëve të Partisë Kristian Demokrate gjermane.
Lidhur me programin ekonomik të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi shtet pa monopole që garanton tregtinë e lirë.
Basha: Në këtë mënyrë taksat dhe tatimet nuk kthehen në një barrë, në një mallkim, një kosto, por në një investim të qytetarëve për veten e tyre dhe shteti ka detyrën që këtë investim ta shumëfishojë në shërbim të qytetarëve. Këto janë parimet më të mira të CDU-së, këto janë dhe parimet që udhëheqin programin tonë.
Në qeverisjen e demokratëve, sipas Bashës nuk do të ketë shpenzime luksi të cilat sot, tha ai, i kushtojnë shqiptarëve rreth 130 milion dollarë në vit.
Basha: Për ne kjo arrihet përmes një shteti të vogël dhe efikas, jo të madh dhe zullumqar. Shërbëtor të qytetarëve dhe sipërmarrjes dhe jo padron të çdo frymori.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se shtyllat kryesore të demokracisë së vendit janë në rrezik nga droga, krimi, korrupsioni dhe garantimi i zgjedhjeve të lira.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-drejt-finalizimit-te-programit-basha-jo-premtime-boshe/

Recommended