Report TV - Palmer nis takimet me opozitën, takim me kreun e PD Basha
  • 5 years ago
Zv/ ndihmës sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij, do të takohet sot me Presidenti Ilir Meta dhe krerët e opozitës. Pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, sot pas mesdite, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Në orën 17:30 Palmer do të takohet me Presidentin Ilir Meta.Ka përfunduar rreth orës 14:45 takimi i zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ky i fundit, pas takimit me dyer të mbyllura në zyrën e tij në selinë blu, e përcolli Palmer jashtë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Recommended