Report TV - Zv.ambasadorja amerikane i rikthen buzëqeshjen Bashës, takim kokë me kokë me kreun e PD
  • 5 years ago
Një ditë pas protestës së opozitës jo parlamentare para Kuvendit të Shqipërisë, këtë mëngjes në zyrën e liderit demokrat Lulzim Basha është gjendur zëvendës Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

Zv.Ambasadorja u prit ne takim nga Basha, dhe pasi kane perfunduar bisedimet mes tyre lidhur me aktualitetin politik, kryedemokrati e ka shoqeruar zyrtaren amerikane duke e percjelle deri tek makina. Ne keto foto nga LSA, shihet se te dy dalin mjaft te qeshur.

Tetë persona u arrestuan për tensionet në protestë, që u përshkallëzuan në goditje të efektivëve të policisë me mjete të forta. Ndërkohë u paralajmëruan nga policia, edhe organizatorët e protestës se ata janë përgjegjësit për tubimin, dhe duhet të distancohen nga personat me precedentë kriminalë, siç ishin disa të dënuar më parë, në radhët e të arrestuarve.

Mes opozitës së bashkuar dhe qeverisë, pavarësisht thirrjeve për dialog nga ndërkombëtarët që u konkretizua në një ftesë për dialog nga kryeministri Edi Rama, palët nuk janë ulur në diskutime me njëri-tjetrin. Opozita do të protestojë sërish më 16 mars para kryeministrisë, në atë që kryedemokrati Basha e quajti "uraganin që do të rrëzojë Ramën".
Recommended