RTV Ora - Aleatët e Bashës takim në Lezhë: Rrezikohet demokracia!

  • 5 years ago
#rtvora
Aleatët e Partisë Demokratike u sqaruan strukturave në Lezhë arsyet pse sipas tyre më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Krerët e Grupimit të Qendrës së djathtë, akuzuan Ramën se po vret demokracinë, ndërsa paralajmëruan qëndrese për votën e lirë.

Lezha ishte ndalesa e radhës e ?Forumit për zgjedhje të lira? organizuar nga ?Grupimi i Qendrës së Djathtë? aleatë të partisë Demokratike.

Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule zhvilluan një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Me qëndrimin të unifikuar, ata sqaruan pse sipas tyre më 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Fatmir Mediu tha se zgjedhjet pa opozitën janë shkatërrim i demokracisë, ndërsa Agron Duka theksoi se Rama po i cakton dhe regjistron kundërshtarët në shkelje të ligjit.

Duka: Po i regjistron vetë jashtë çdo rregulli, po i voton dhe thotë kështu bëhet se kështu duan unë.

Mediu: Po shkatërron pluralizmin politik, liritë tona politike.

Shehi, Ndoka e Dule thanë se vendimet e opozitës kanë qenë të detyruara nga situata specifike, ndaj dhe bënë thirrje për qëndresë

I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj i cili garantoi mbështetjen për aksionin opozitar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/aleatet-e-bashes-takim-ne-lezhe-rrezikohet-demokracia
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended