Report TV - Basha nis turin e garës për kreun e PD, pyet kavajsit: A bëra ç'munda?

  • 7 years ago
KAVAJE-Lulzim Basha e nisi nga Kavaja turin e garës për kryetar Partia dhe të analizës së zgjedhjeve, në Kavajë.

Basha theksoi se maxhoranca e sotme doli nga blerja e votës dhe përfshirja e shtetit dhe e bandave në zgjedhje. Eshtë koha për të marrë përgjegjësi, tha Basha, dhe për të mësuar nga ajo cfarë ndodhi në Kavajë, ku bashkimi i të gjithë demokratëve solli fitoren e Bashkisë, përkundër krimit e parave të pisëta të drogës.

?E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë?, tha Basha.

Recommended