Basha zbret në qytete/ Kreu i PD nis turin të hënën
  • 4 years ago
Lulzim Basha i rikthehet të hënën turit kombëtar të takimeve nëpër rrethe. Elbasani është ndalesa e parë e kryedemokratit nga ku do të zhvillojë dëgjesën e parë me qytetarët për të vijuar më pas me Korçën , Shkodrën, Vlorën dhe Krujën.


Jashtë zyrës në terren, kryedemokrati pritet të dëgjojë nga afër shqetësimet e qytetarëve si dhe të ofrojë alternativën që forca e tij ofron për ndryshimin e situatës.

Turi i takimeve vjen në të njëjtën kohë, kur strukturat kanë marrë porosi për tu përgatitur për zgjedhje, të cilat opozita jashtëparlamentare kërkon të mbahen të parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.

Por, jo vetëm baza, por edhe ekipi politik në qendër po përgatitet për zgjedhje. Juristët e Partisë Demoraktike prej ditësh kanë nisur të hedhin ne letër propozimet e tyre për reformën zgjedhore.

Grupet paralele të punës kanë zhvilluar dy takime ndërsa i treti pritet të zhvillohet të martën ku në fokus do të jenë propozimet e anëtarëve për fushatën zgjedhore.

Top Channel ka mësuar se juristët demokratë janë kundër financimit privat, që propozon mazhroanca dhe synojnë që financimi I fushatave zgjedhore të behet vetëm me financim shtetëror.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended