Ora News - PD, grup pune me ekspertë për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë

  • 5 years ago
#oranews #lucianoboci
Partia Demokratike ka angazhuar deputetët dhe ekspertët për hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë. Ky angazhim vjen në një moment kur Universitetet ndodhen në krizë për shkak të protestave të studentëve dhe zotimit të Lulzim Bashës që do ta anulojë atë ligj sa të vijë në pushtet.

Në një kohë kur ligji për arsimin e lartë ka sjellë një krizë disa mujore në auditoret e Universiteteve, Partia Demokratike ka ngritur një grup punë për hartimin e një ligji të ri si alternativë.

Komisioni përbëhet nga deputetë dhe ekspertë të fushës, ndërsa do të hidhet për konsultim të gjerë në publik dhe me grupet e interesit.

Luçiano Boçi: Atë që ne e kemi shprehur si shqetësim, ripozicionimin e Universitetit publik, çështjen e statusit të pedagogut, pozicioni i tij akademik në raport me mësimdhënien por edhe kërkimin shkencor.

Deputeti, Luçiano Boçi, pjesë e grupit të punës, tha se një fokus të veçantë do të ketë mënyra se si trajtohet studenti përfshirë edhe tarifat.

Luçiano Boçi: Ripozicionimi i studentit, i cili nuk duhet të jetë më ai klienti që i merren dhe të shkoqurat nga xhepi, siç bën kjo qeverisje. Pra integrimin e tij në tërësinë e botës akademike, jo refuzimin e tij dhe parjen e tij si një dërgesë nga jashtë që mban në këmbë Universitetin.

Ligji i ri që pritet të dalë nga Komisioni i ngritur nga Partia Demokratike, vjen si platformë arsimi për nesër në qeveri, por deputeti Luçiano Boçi thotë se nëqoftëse qeveria do të reflektojë, ai mund të ofrohet si zgjidhje pa humbur kohë.

Luçiano Boçi: Do të jetë një produkt që nuk është politik, por është në radhë të parë akademik, studentor. Është ai ligj i cili është i domosdoshëm për situatën dhe që ndërton njëkohësisht një të ardhme për Universitetin, një të ardhme për kërkimin shkencor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-grup-pune-me-ekspert-hartimin-e-nje-ligji-te-ri-arsimin-e-larte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended