Ora News - Vettingu në dy vite, 257 vendime, në pritje 550 të tjerë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Të paktën dy të tretat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit të drejtësisë nuk kanë kaluar ende në vetting ndërkohë që ky proces ka nisur dy vite më parë.

Sipas përditësimit të fundit të të dhënave 257 magjistratë, gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmësa ligjorë kanë mbaruar deri tani filtrimin në shkallën e parë të vettingut ndërsa janë në pritje të këtij procesi dhe 550 të tjerë.

Procesi i cili po kontrollon karrierën, integritetin dhe pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nisur në vitin 2017 dhe ka vijuar me hapa të ngadalta duke u cilësuar së fundmi nga KLGJ-ja si pengesë për plotësimin e vakancave dhe formimin e organeve të drejtësisë.

Statistikat e deritanishme tregojnë një numër më të lartë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë konfirmuar në detyrë në raport me ata që janë larguar nga sistemi.

98 magjistratë janë konstatuar me probleme, kryesisht me pasuritë për të cilët KPK ka vendosur largimin nga sistemi.

Ndërsa kanë kaluar me sukses shkallën e parë 108 magjistratë, shumica e të cilëve presin verdiktin final nga KPA pasi vendimi është ankimuar nga komisioneri publik.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/vettingu-ne-dy-vite-257-vendime-ne-pritje-550-te-tjere

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended