5 vite nga vrasja e efektivit në Lazarat/ Lleshaj: Ibrahim Basha shembull për policët e tjerë
  • 4 years ago
TIRANË- Një shembull, motiv për brezat e rinj, e ka cilësuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, efektivin e policisë Ibrahim Basha, i cili u vra në krye të detyrës.

Në 5 vjetorin e tij të vdekjes, ministri Lleshaj, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kolegë dhe familjarë të tij, nderuan sot në 5-vjetorin e rënies në krye të detyrës, Ibrahim Bashën, i shpallur Dëshmori i Atdheut. Ndryshe nga vitet e tjera në këtë ceremoni përkujtimore, ka qenë më të pakët në numër, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Recommended