Lleshaj: Mos kerkoni pergjegjesi individuale tek policet, por tek drejtuesit e tyre
  • 4 years ago
Nga foltorja e Kuvendit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u është përgjigjur akuzave drejtuar këto tre ditë ndaj policisë së shtetit pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Lleshaj u shpreh se policia është në krye të detyrës për të siguruar që shteti të mos bjerë sa herë që grupe të caktuara me axhendë politike kërkojnë ta rrëzojnë përmes dhunës.

Ministri Lleshaj u shpreh se akuzat individuale drejtuar trupës së policisë janë pavend, pasi ata nuk janë në detyrë individualisht, por të strukturuar. Ai u shpreh që përgjegjësinë të mos e kërkojnë të policët, por tek drejtuesit e tyre.

?Policët kanë qenë atje të strukturuar dhe nëse kërkoni përgjegjësi penale dhe publike, kërkojeni tek përgjegjësit e tyre, tek unë, tek drejtori i policisë e kështu me radhë. Pse i kërkoni individualisht? Për çfarë ju duhen emrat e tyre?!?, u shpreh Lleshaj. /tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended